Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Kjo verë do të jetë tej mase e ngarkuar për Paris Saint Germain. Skuadra franceze po përgatite të bëjë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm ku gjithçka do të nisë nga bordi drejtues.
Ditët e kaluara Drejtori Sportiv, Letang dha dorëheqjen dhe parizienëve u duhet të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e tij. Për këtë arsye te Paris Saint Germain po studiohen me kujdes profilet e Fabio Paratici, Walter Sabatinit, por edhe ai i Andrea Bertës.
Ideja e klubit parizien është që në këtë rol të vijë një person që të ketë njohje të gjera dhe që të jetë në gjendje të arrijë objektivat që vendosen për sa i përket blerjeve të reja.
Karakteristika këto që i munguan Kluivert që mbërriti në klub në verën e vitit të kaluar duke zhgënjyer në lëvizjet në merkato përveç rastit të blerjes së Draxler dhe zbulimit të të riut Meunier.
Një tjetër problem për t’u zgjidhur për Paris Saint Germain është edhe ai i mbajtjes së lojtarëve si Verratti apo Cavani. Italiani kërkohet nga Barcelona, Juventus e Bayern Munchen, por për kampionët e Francës ai nuk është në shitje. Përsa i përket Cavanit, duket se bisedimet për rinovimin e tij janë marrë përsipër nga vetë presidenti Al Khelaifi. Po kështu, Paris Saint Germain duhet të nisë bisedimet edhe për rkontratën e Marquinhos për ta zgjatur atë përtej vitit 2019.
Top Channel