Gjyqi i shpërndarësve të lëndëve narkotike në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues droge, më pas në grackë ranë…
“Fiksi” pyeti disa kryetarë se përse i mbajnë këto parti të vogla. Kadri Isufaj, kryetar i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë thotë se, në profesion është avokat dhe një pjesë e të ardhurave si avokat i kalon në fondin e partisë.
Ai thotë se “nuk kemi struktura” dhe se punëtorët i mbrojnë në varësi të votave që marrin. Më tej shton se “ka bërë një marrëveshje me PS-në, por ajo ka qenë verbale”. Isufaj deklaron se disa deputetë me të kaluar kriminale kanë tentuar që t’i blejnë partinë, por ai nuk ka pranuar.
Ndërkohë Afrim Jeshili, kryetar i Partisë “Personat me Aftësi të Kufizuar” thotë se, partinë e mban nëpërmjet rrjeteve sociale, e ndihmon ndonjë mik me ndonjë të ardhur.
“E mbaj partinë për të ndërgjegjësuar klasën politike që të na mbrojë. Edhe unë që nuk e kam një krah mezi e mora kempin”, thotë ai.
Rivelino Çuno, kryetar i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, thotë se “bënë koalicion me PS-në, me marrëveshjen se për çdo 100 vota do të merrnin një të punësuar”. Por ai shprehet se PS-ja nuk e mbajti fjalën dhe bëri një akt demonstrativ, duke dalë nga Kryeministria për të shkuar në “çadrën e lirisë”.
Gazetarët e “Fiksit” pyetën edhe zotin Fatmir Hoxha, kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara. Ai tha se i shërben klasës së ish-të përndjekurve politikë dhe ka marrë pjesë në zgjedhje me fondet personale, pa ndihmën e shtetit. Hoxha shton se nuk do merrte pjesë në zgjedhje, pasi Shqipëria është e mbuluar nga hashashi dhe se kriminelët e diktaturës zgjidhen ministra të Brendshëm.
Top Channel