Të vendosësh një pecetë në buzën e filxhanit për të shmangur prekjen, e më pas të shkosh menjëherë të lash duart në tualet. Pastërtia është një sfidë për turistët në të gjithë botën, por jo në Korenë e Jugut, ku një tualet publik mund të jetë më i pastër se shtëpia.

Kjo falë edhe kryetarit të bashkisë së Suwon, Sim Jaedeok, 40 km nga Seuli, që nga vendasit njihet si Mr. Toilet. Është ai që i dha një shtysë rilindjes së tualeteve koreane, që u nda nga jeta në 2009. Një fat ky i shkruar në ADN-në e tij, duke patur parasysh se lindi më 1939 në një tualet.

Në fakt këtë nismë ai e mori në luftën kundër papastërtisë në qytetin e tij, dhe hapi i parë ishte higjiena në tualete. Për Sim tualeti zë vend qëndror në jetën e njeriut pasi aty mendohen, gjejnë paqen dhe intimitetin, dhe meditojnë mbi të ardhmen.

Tradita e mr. Toilet vazhdoi, dhe sot në Korenë e Jugut ku është vështirë të gjesh një letër në tokë, po investojnë gjithnjë e më shumë në këtë sektor. Format janë nga më të ndryshmet, në stacionet e shërbimit, ku duken grafite, e instalacione të ndryshme. Për shembull, një foto ku disa vajza të shohin të habitura në një moment kur kërkon përqëndrimin e duhur. Në disa të tjera gjendet akull i parfumosur, ndërsa në raste të tjera është teknologjia protagonistja kryesore, gjë që është bërë normale në Kore.

Për shembull mund të gjesh monitor në hyrje që të tregon banjot e lira dhe ato të zëna për të shmangur përplasje të pakëndshme. Apo i jepet hapësirë pasionit për videolojëra.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel