Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother
Këtë mesjavë luhen ndeshjet e kthimit të cerekfinaleve të Ligës së kampioneve. Vëmendja më e madhe në sfidat mbrëmjes së sotme do të jetë e përqendruar në Santiago Bernabeu ku Reali i Madridit do të presë Bayernin e Mynihut.
Los Blancos kanë një avantazh jo të vogël për këtë përballje duke qenë së kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Allianz Arena ndaj bavarezëve. Për më tepër, Bayerni nuk është në formën më të mirë të tij duke qenë se në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha aktivitetet kanë pësuar 2 humbje, kanë arritur 1 fitore e një barazim. për t’u kualifikuar Bayernit i duhet të shënojë patjetër të paktën 2 gola.
Përsa i përket Realit, skuadra kampione në fuqi e Evropës ende nuk ka pësuar humbje në këtë sezon të Ligës së Kampioneve dhe në shtëpi ka barazuar 2-2 me Borussia Dortmund në fazën e grupeve. Statistikat janë në favor të spanjollëve. vetëm në 2 raste një skuadër arriti të pëmbysë humbjen e pësuar në fushën e saj.
Në sezonin 1995/1996, Ajaxi humbi në shtëpi 0-1 ndaj Panathinaikos, por fitoi 3-0 në Greqi. Në sezonin 2010/2011, ishte Bayerni që u bë protagonist në aspektin negativ. Pasi fitoi 1-0 në San Siro ndaj Interit, bavarezët humbën 3-2 në Mynih që solli edhe kualifikimin e zikaltërve.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Leicester dhe Atletico Madrid. Kampionët e Anglisë duan të bëjnë historinë dhe të kualfikohen në gjysmëfinalen e Ligës së kampioneve për herë të parë.
Por për t’ia dalë mbanë Leicester i duhet që në King Power Stadium të përmbysë fitoren 1-0 të Atleticos të arritur një javë më parë. Në cerekfinale, ‘dhelprat’ eliminuan Sevillan edhe pse e humbën ndeshjen e parë 2-1 duke e mposhtur skuadrën andaluziane 2-0 në Angli. Përsa i përket Atleticos, skuadra e Simeones do të kërkojë që kalojë në gjysmëfinalen e Ligës së kampioneve për të tretën herë në 4 vitet e fundit.
Top Channel