Gjyqi i shpërndarësve të lëndëve narkotike në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues droge, më pas në grackë ranë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kontrolloi partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e fundit lokale, të 21 qershorit të vitit 2015. Audituesit e KQZ-së gjetën 68 parti politike, nga 127 të regjistruara në gjykatë. Ata verifikuan emrin e subjektit, kryetarin, përgjegjësin për komunikimin dhe financierin.
Krahas tyre, KQZ-ja bëri edhe një auditim financiar të partive që morën pjesë në zgjedhje. “Fiks Fare” ka siguruar disa prej këtyre auditimeve. Eksperti financiar shkruan se nuk auditoi dot Partinë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, në koalicion me mazhorancën, sepse kjo parti nuk kishte kryer asnjë aktivitet dhe nuk kishte përfituar dhe shpenzuar fonde.
Ndërkohë, Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar shkruan se, të ardhurat dhe detyrimet janë zero. Fushata është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale dhe komunikimeve telefonike. Po ashtu, të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Partia Komuniste e Shqipërisë “8 Nëntori”. Në dokument shkruhet se të ardhurat dhe detyrimet janë zero.
Të njëjtat deklarata kanë bërë edhe partitë që kanë qenë në koalicion me opozitën. Audituesi shkruan se “Lidhja Demokristiane Shqiptare” deklaron se nuk ka përfituar asnjë fond publik dhe jopublik dhe nuk ka bërë shpenzime. I njëjti argumentim shkruhet edhe në dokumentin e audituesve për Partinë Konservatore. Shumica e partive të vogla, në të dyja koalicionet e mëdha, kanë deklaruar se nuk kanë pasur aktivitete financiare.
Top Channel