Jetë me sytë nga mali

17/04/2017 00:00

Bimët e malit të Gramozit u sigurojnë jetesën 30% të familjeve në Ersekë. Në një qytet me shifra të larta papunësie, i kanë sytë nga mali.

Ferit Koxha është një ndër ata të cilët udhëtojnë me orë të tëra për të mbledhur bimët medicinale. Ai tregon se kjo punë është jo pak e vështirë, por është e vetmja.

“Në fillim kam qenë punëtor, më pas hapa vetë një biznes të vogël. Para 5-6 vitesh ishte mirë, ndërsa tani vetëm nxjerrim bukën e gojës”, thotë Koxha.

Feriti ka edhe një pikë grumbullimi, por fitimi është shumë i pakët, ndaj edhe vetë është i detyruar që të merret me mbledhjen e bimëve medicinale.

“Erseka vetëm me këtë punë merret. Është shumë e vështirë të shkosh në mal kur ka shi e borë”, tregon Feriti.

Me këtë aktivitet, mesatarisht në vit, dy anëtarë të së njëjtës familje mund të fitojnë deri në 100 mijë lekë, një shumë minimale për të mbuluar shpenzimet bazë të një familjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA