Kryemadhi: Konflikti politik po mbyll vende pune

16/04/2017 00:00

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se konflikti politik po bën që në vendin tonë të mbyllen çdo ditë dhjetëra vende pune.

“Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak. Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB