Tirana 2030, miratohet plani urbanistik i kryeqytetit

14/04/2017 00:00

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi planin e ri urbanistik të Tiranës, që synon ti kthejë kryeqytetin qytetarëve përmes hapësirave të mëdha për këmbësorët.

“Ambicia është që kryeqyteti ynë i 2030 të jetë kryeqyteti me hapësirën më të madhe këmbësore ndër kryeqytetet e Europës Lindore, me 2 milionë pemë më shumë, ku infrastruktura vendoset jo vetëm në funksion të zhvillimit ekonomik por dhe në funksion të bashkëjetesës shoqërore për të cilën Tirana ka aq shumë nevojë për shkak të mungesave të mëdha në gjithë këto vite të hapësirave të përbashkëta dhe të mjediseve ku individi është qytetar”, tha Rama.

Veliaj u ndal tek rasti i bulevardit të ri, si një shembull i urbanizimit, para nisjes së ndërtimeve.

“Para verës çelim kilometrin e parë. Është rasti kur jo të ndërtojmë dhe pastaj të urbanizojmë, por të urbanizojmë dhe pastaj vjen ajo që u miratua dje në Kuvend. Mezi pres t’i jepni viston që të nisim implementimin që nesër”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
 
Plani i ri i Tiranës i hartuar nga studio e arkitektit të njohur italian Stefano Boeri parashikon ndërtimin e një pylli orbital me rreth 2 milionë pemë përgjatë 15 viteve, oaze natyrore, Tiranën me disa qendra policentrike dhe  rreth 17 shkolla të reja publike. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA