Stavri Dhima dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh”
14/04/2017 00:00
Presidenti Bujar Nishani i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh”, Stavri Dhimës, për punën e tij në sektorin e hidrokarbureve.
Titulli i akordohet me motivacionin: “Për punë të shquar në studimet dhe projektet në zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve, veçanërisht në zhvillimin e infrastrukturës moderne të import-eksportit të hidrokarbureve në kushtet e ekonomisë së tregut, duke prezantuar me shumë profesionalizëm edhe në veprimtari ndërkombëtare shkencën shqiptare të naftës dhe gazit, por edhe të energjisë në tërësi”.
Top Channel