Peripeci ligjore për të huajt që zgjedhin Shqipërinë

14/04/2017 00:00

Një i huaj duhet të blejë shtëpi në Shqipëri që të pajiset me leje qëndrimi. Ligji shqiptar për të huajt, i miratuar në vitin 2013, nuk ka parashikuar këtë trend të ri të të moshuarve të huaj që vijnë nga vendet e BE, apo vendet nordike në Shqipëri për të jetuar, duke krijuar barriera për ta.

“Një shtetas i huaj mund të pajiset me leje qëndrimi kur është i punësuar këtu, bën bashkim familjar, vjen për qëllime humanitare, për studime apo blen një shtëpi këtu”, thotë Manjola Xhiku, shefe e Sektorit të Imigracionit.
 
Por në Ministrinë Brendshme thonë se ka një përpjekje për ndryshime të tjera, ndonëse ligji u përmirësua në viin 2016 për t’u përshtatur me direktivat e BE, por sërish nuk  preku këtë shqetësim  të shtetasve të huaj që duan të jetojnë në vendine tonë.

“Jemi duke bërë ndryshime në këtë aspekt, por priten dhe konsultat me institucionet e tjera që të dakordësojmë për këtë projektligj. Ky shqetësim në fakt është ngritur edhe nga drejtoritë tona vendore në zona kryesisht turistike si Saranda Vlora, Durrësi, Lezha e të tjera”, thotë Xhiku.
 
Deri më tani të huajt janë nxitur që të investojnë duke blerë shtëpi, si një lehtësi edhe për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA