Palma për Vlorën, nis gjelbërimi i shëtitores së re

14/04/2017 00:00

Në shëtitoren buzë detit që po ndërtohet në Vlorë kanë filluar të mbillen palmat. 200 pemët që do të përforcojnë tiparet mesdhetare të  qytetit janë të llojit “Uashington” me gjatësi 8 metra. Një palmë e tillë është blerë 40 mijë lekë.

“Është zgjedhur palma “Uashington”, një model që i reziston sëmundjeve, ndryshe nga palmat e tjera që ishin në territor dhe u dëmtuan nga sëmundja që preku palmat në të gjithë Europën”, shprehet kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Palmat e reja do të mbillen nga Skela deri tek ish Akademia e Marinës, por edhe në rrugët e vjetra për të zëvendësuar pemët e dëmtuara më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA