Veliaj: Së shpejti do ndërtohet shkollë e re tek “Astiri”

13/04/2017 00:00

Kreu i bashkisë s ë Tiranës ka përuruar këndin e lojërave pranë zonës së “Astirit” në kryeqytet, ku tha se është vetëm fillimi i transformimit të kësaj zone. Ky është këndi i dytë i lodrave më i madh në Tiranë, pas atij të Liqenit Artificial.

“Ky park lojërash është bërë me forcat e bashkisë dhe vjen si një dhuratë për komunitetin e zonës. Deri dje ky shesh ishte një hapësirë toke e mbushur me inerte, ndërsa sot, falë APR-së dhe kolegëve të palodhur të bashkisë, është një hapësirë fantastike për fëmijët”, tha Veliaj, duke shtuar se ky është vetëm fillimi për transformimin total që Bashkia e Tiranës ka planifikuar për zonën e “Astirit” në Unazën e Re.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet në këtë zonë, duke premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re, në vijim të projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë.

“Më vjen mirë sot që këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni, është këtu në zona e “Astirit”, e cila deri dje cilësohej zonë e një fshati, pra zonë e Kasharit, kurse sot një lagje e bukur e Tiranës. Por, unë besoj që ajo që është më e rëndësishme është se jo vetëm të kemi një ambient ku fëmijët luajnë, por të sigurohemi që nesër me projektin e 20 shkollave të kemi edhe shkollën e re në këtë zonë”, tha Veliaj.

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij këndi rekreativ konsistoi në shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e minifushave, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA