Kur janë mbushur 105 vjet nga krijimi i institucionit të Prefektit të Tiranës, një album me prefektët dhe nënprefektët e saj rrëfen edhe momentet historike kulmore të kryeqytetit.

Tirana e vjetër, themelimi i qytetit, ngritja e flamurit apo krijimi i qarkut janë ato momente që fotografitë e zgjedhura me kujdes ilustrojnë.

Nën autorësinë e Gazmend Bakiut, ky album ishte edhe një mënyrë për t’i nderuar dhe për t’iu bërë një homazh figurave që ndihën kryeqytetin në çdo hap.

“Emrat e shquar si Refik Toptani, Sulejman Kërçiku, Raul Fico, etj, nga sot ne i gjejmë në këtë libër, përmes biografive dhe fotografive të secilit”, tha prefekti aktual i Tiranës, Sadi Vorpsi.

Mimi Kodheli, ish-prefekte e qarkut të Tiranës, theksoi se sa i rëndësishëm është ky institucion dhe rolin e tij kyç në vendimmarrje.

“Unë do të sugjeroja që prefekti të jetë institucion i kontrollit të përgjithshëm të ligjshmërisë së territorit. Shumë prej tyre kanë patur karriera të trazuara dhe ndonjëri edhe është keqpërdorur politikisht, duke u bërë imazhi i asaj që mbase nuk ka qenë asnjëherë”, tha Kodheli.

Të pranishëm në promovimin e këtij albumi me 24 prefektët e Tiranës që prej Qamil Pepës e deri tek Sadi Vorpsi, familjarë të tyre dhe personalitete të ndryshme të Tiranës u vlerësuan me tituj nga Këshilli i Qarkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA