Video/ Momenti kur autori qëllon pa mëshirë në Turqi, nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa Pavarsisht dëshirës për të krijuar ura lidhëse, Siria po tregon se mes presidentit amerikan dhe atij rus ekziston një hendek i pakapërcyeshëm.
Pikërisht në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson po takohej në Moskë me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, Donald Trump tha se Rusia po mbështeste një kafshë, në Sirinë e Bashar al Asadit.
Duke folur për rrjetin Fox Business, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zemërimin e tij për sulmin kimik në Siri, që la të vdekur 89 persona.
“Të shohësh këta femijë të bukur, që kanë vdekur në krahët e baballarëve të tyre, apo të tjerë që gulçojnë dhe të dish se ka marrë fund për ta. Putin po mbështet një kafshë”, tha Trump.
E megjithatë, presidenti amerikan u kujdes të theksonte se Amerika nuk do të ndërhynte më tej në Siri. Të ashpra kanë qenë edhe komentet e Putin.
“Ku është prova se trupat siriane kanë përdorur armë kimike. Nuk ekziston. SHBA shkeli ligjin ndërkombëtar dhe mund të them se niveli i besimit, veçanërisht në spektrin ushtarak është përkeqësuar”, tha presidenti rus.
Megjithatë Putin vendosi të takojë Tillersonin, pasi ky i fundit zhvilloi bisedime me Lavrov gjatë vizitës në Moskë. Pas takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lidhjet me Rusinë janë në pikën më të ulët e duhet të përmirësohen.
Top Channel