Gjimnazistët drejtojnë bashkinë e Tiranës për një ditë

13/04/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër nismë,duke u fokusuar tek të rinjtë. Projekti “Një ditë në bashkinë e Tiranës” hap dyert për dhjetra gjimnazistë të cilët kanë mundësinë të njihen nga afër me organizimin dhe projektet për qytetin.

Të rinjtë iu bashkuan nismës duke marrë pjesë në mbledhje, inspektuar projekte, ndërsa nuk munguan edhe vërejtje apo dhe sugjerime me vlerë për përmirësimin e punës së Bashkisë së Tiranës.

“Sa vendime merr Kryetari i Bashkisë në një ditë? Si organizohen aktivitetet kulturore në Tiranë? Sa mund duhet për të shtruar një rrugë apo rregulluar një shkollë? Si organizohet trafiku? Si komunikohet me median dhe publikun? Për të gjitha këto pyetje dhjetëra gjimnazistë të shkëlqyer morën drejtimin e Bashkia Tiranë për 1 ditë. Çfarë përvoje fantastike, edhe ne mësuam shumë prej të rinjve”, shkruan Veliaj në postimin në Facebook.

Nxënësit që duan të marrin pjesë mjafton të plotësojnë online formularin që ndodhet në faqen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në Facebook, duke zgjedhur një nga institucionet në varësi të bashkisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA