Ronaldo dy gola ndaj Bayern, njëri është special

12/04/2017 00:00

Cristiano Ronaldo edhe përse ka qenë përballë një prej ekipeve më të mira në Europë si Bayern Munich, ka shfaqur edhe një herë vlerat e tij duke treguar përse është lojtari më i mirë në botë.

Ai jo vetëm që ka shënuar 2 golat për “Galaktikët”, gola që sollën përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e madrilenëve, por për portugezin goli i dytë ka qenë edhe më special se sa vetë fitorja në Allianz Arena.

Me golin e shënuar në të 77’ portugezi ka arritur në kuotën e 100 golave të shënuar në europë, një rekord për UEFA-n. Rekord, i cili duket se do të vijojë e të thellohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB