Babai invalid, vajza kërkon ndihmë për shtëpinë

11/04/2017 00:00

Një 20-vjeçare nga Qafëmurra e komunës Selishtë, në Dibër, ka kërkuar ndihmë për familjen e saj, e cila jeton në kushte të mjerueshme.

Drilona ka dërguar një mesazh me video në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel.

Ajo thotë se i atij, Kadri Miha është invalid dhe mamaja dhe vëllezërit, 15 dhe 10 vjeç, nuk kanë asnjë të ardhur për të meremetuar shtëpinë ku jetojnë.

Top Channel