1 në 5 nxënës përjetojnë bullizmin

11/04/2017 00:00

1 në 5 nxënës, nga klasa e katërt dhe deri në vitin e fundit të gjimnazit, është i përfshirë në bullizëm në shkollat tona, pa dalluar vajzat nga djemtë.

Një studim i bërë nga Bashkimi Europian dhe Këshili i Europës në 141 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, rendit Shipërinë në nivele të larta të këtij fenomeni me pasoja të rënda në shëndetitn mendor të nxënësve.

Profesor Edmond Dragoti thotë: “Bullizmi psikologjik dhe bullizmi verbal janë më të pranishëm dhe më të ndjeshëm në shkollat tona. Bullizmi është i pranishëm kryesisht në ata nxënës që janë të paaftë të reagojnë dhe që nuk kanë vlerësim të lartë për veten”.

Nga studimi rezulton se bullizmi është më i përhapur në shkollat private.

Emanuela Ismaili, nga Universiteti i Tiranës, shprehet: “26% e nxënësve të klasave private kanë pohuar se janë përfshirë në bullizëm, kundrejt 20% në shkollat publike”.

Por, si ndikon bullizmi te fëmija viktimë e këtij fenomeni apo dhe në rastin e atij që ushtron bullizëm.

“Kur është fjala për nxënësit që janë viktimë e bullizmit, janë dy herë më të larta raportimet e tyre për dhimbjen e kokës apo të stomakut. Kanë nivele depresioni, ankthi dhe paniku. Nxënës të tillë nuk duan të shkojnë në shkollë ose kanë rezultate të dobëta në mësime. Ndërsa ata që janë agresorë, në të ardhmen shndërrohen në dhunues të bashkëshortes”, tregon profesor Dragoti.

Studiuesit kërkojnë politika të posaçme për të parandaluar apo reduktuar deri diku format e bullizmit dhe pasojat e rënda në shoqërinë tonë, e cila nxit zhvillimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA