Skënderbeu fiton 3 pikë në Vlorë, Tirana-Teuta pa gola

10/04/2017 00:00

Larg shkëlqimit të sezoneve të kaluara, por me një rivalitet që spikati si në fushë ashtu dhe në tribuna, ndeshja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut prodhoi luftë të bukur sportive në një 90 minutësh që përfundoi 0-1.

Fituan minimalisht miqtë e trajnerit Ilir Daja, duke zhytur më shumë bregdetarët drejt rënies, por mbi të gjitha duke mbajtur të gjalla shpresat për titullin. 

Pas një fraksioni të parë pa gola, Skënderbeu arriti të merrte epërsinë falë një vendosje të keqe të Flamurtarit në prapavijë. Kombinimi i Xhejms dhe Salihit çoi sferën te Latifi dhe anësori kosovar tundi rrjetën me një gol në pozicion të prirët.

Objektivi i mbijetesës imponoi reagimin e Flamurtarit, por shpesh pasaktësia e Alvesh e disa herë ndërhyrjet e portierit Shehi, sanksionuan disfatën 0-1. Në disa momente të lojës, fusha u pushtua nga flakadanët.

Tirana dështoi për t’i marrë vendin Teutës pasi nuk shfrytëzoi faktorin fushë duke barazuar pa gola në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë dhe bregdetarët që luftojnë si për Europën ashtu dhe për të evituar rënien, u kënaqën me nga një pikë që nuk i ndihmon shumë në renditje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta