Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri
Një sulm me armë zjarri i ka kushtuar jetën 2 personave në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje, ndërsa viktimat dyshohet të jenë një mësuese dhe autori i dyshuar i krimit, i cili pasi ka qëlluar gruan është vetëvrarë.
Dy nxënës shkolle janë në gjendje kritike për jetën. Shefi i policisë kaliforniane tha se agresori kishte vdekur dhe se nuk ekzistojnë kërcënime të tjera.
Ngjarja ndodhi në 10:30 të orës lokale, brenda një klase në shkollën fillore “North Park”.
Godina u evakuua menjëherë dhe nxënësit u zhvendosën në një shkollë të afërt. Sipas zëdhënëses së shkollës dyshohet se mësuesja e njihte autorin e krimit.
Top Channel