Tenton të djegë një person, arrestohet 60-vjeçari

09/04/2017 00:00

Agjentë të policisë në Sarandë kanë vënë në pranga një person që ka tentuar të kryente një krim kundër personit.

Nga të dhënat e fundit mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Janaq Xega, i cili do të digjte me benzinë një person, i identifikuar me inicialet P.P.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por nga hetimet paraprake dyshohet që 60-vjeçari Xega ta ketë planifikuar aktin për motive të dobëta.

Top Channel