Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët Kryeministri Edi Rama ishte në Fier për të inspektuar punimet në kuadër të projektit të “Rilindjes Urbane” të qytetit të Fierit.
Shoqëruar nga ministrja Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiaku Subashi, kreu i qeverisë pa nga afër projektet e rivitalizimit të rrugëve kryesore dhe Parkut Qendror të Fierit, me vlerë qindra milionë lekë. Projektet parashikojnë ndërtimin e një parku të madh urban me zona rekreative dhe hapësira për artin dhe kulturën, lirimin e hapësirave publike dhe sistemimin e infrastrukturës.
Rama ka inspektuar edhe tregun e fruta-perimeve të qytetit, që sipas projektit do të ketë 102 tezga për fermerët e Fierit dhe zonat përreth. Pas inspektimit në qytet, kryeministri ndoqi nga afër punimet në Pojan për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe ujitëse, nga i cili pritet të preken 6800 hektarë tokë dhe përfitojnë rreth 11 mijë fermerë.
Ndalesa e fundit e kreut të qeverisë ishte në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, i cili do t’i nënshtrohet restaurimit, që pritet të sjellë një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit.
“E gjitha është restauruar. Projekti i plotë i rehabilitimit të të gjithë parkut të Apolonisë, një investim prej 750 mijë eurosh. Për të parën herë projekti është i plotë që nga masterplani deri tek sistemi inxhinierik, deri tek sistemi elektrik, sistemi i pompave të ujit e deri tek itineraret e turistëve. Jemi shumë afër inaugurimit, kështu që presim të ketë një “boom” vizitorësh këtë vit”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.
Top Channel