Pranga inspektorit të Pyjores dhe kryeplakut për kultivim hashashi

09/04/2017 00:00

Pas gjetjes së 80 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa e të kultivuara në një parcelë në pyll në zonën e quajtur “Bregu i Gushës” në Drenovë të Mallakastrës, policia ka bërë të mundur arrestimin e inspektorit të Policisë Pyjore në Bashkinë e Ballshit, si dhe kryetarin e fshatit Drenovë.

Inspektori i Policisë Pyjore, 49-vjeçari Meçan Mustaj, banues në Drenovë të Mallakastrës, rezultoi të ishte autor i kultivimit të kësaj lënde narkotike, ndërsa u ndalua edhe Niko Nure, 41vjeç, sërish banues në Drenovë.

Policia ia ka kaluar materialet hetimore Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, teksa i akuzon dy shtetasit e mësipërm për 3 vepra penale, “kultivim të bimëve narkotike” dhe “shpërdorim të detyrës” për Mustajn, si dhe “moskallëzim të krimit” për Nuren.

Top Channel