Furtunë në policinë e Përmetit

09/04/2017 14:45

Zbulimi i sasisë rekord të drogës në Përmet është pasuar nga një furtunë mbi Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka urdhëruar shkarkimin dhe procedimin e drejtuesve të lartë të policisë në këtë qark, për shkelje të rregullores.

Gent Mullai, zëdhënës i Policisë së Shtetit, doli para mediave për të bërë publik emrat e zyrtarëve ndaj të cilëve u morën masa.

“Inspektor Pëllumb Çabo, me detyrë ndihmës-specialist SPZ u përjashtua nga Policia e Shtetit; komisar Kastriot Ndoi, me detyrë shef seksioni për krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të rregullores, u shkarkua nga detyra; kryekomisar Ermir Gëxhani, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Përmet, për shkelje të rënda të rregullores u shkarkua nga detyra; komisar Asim Beqiraj, me detyrë shef i seksionit të sigurisë publike në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkak të shkeljes së rregullores, ka nisur procedimi disiplinor ndaj tij; komisar Gentian Shehu, me detyrë shef i seksionit për hetimin e narkotikëve në drejtorinë vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të rregullores ka nisur hetimi disiplinor; kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë shef i sektorit për hetimin e trafikut të narkotikëve, në drejtorinë e Policisë Gjirokastër, për shkelje të rregullores ka nisur hetimi disiplinor; drejtues Fatmir Hoxha, me detyrë zv/drejtor për hetimin e krimeve dhe sigurinë publike në drejtorinë vendore të Policisë Gjirokastër, nisi procedimi disiplinor; drejtuesi i parë Arianit Arapi, me detyrë drejtor në drejtorinë vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të rregullores, nisi procedimi disiplinor”, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA