Gomonia me hashash, policia jep detaje të reja

08/04/2017 00:00

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera shtesë për operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar.

Sipas burimeve zyrtare, pesha e saktë e drogës së sekuestruar është 1403 kg. ajo është rekuperuar në Kalabri të Italisë, atje dhe klu është hedhur në det gjatë ndjekjes nga policia.

Tre skafistët e arrestuar janë D. L, 27 vjeç nga Fieri, K.S, 19 vjeç nga Fieri dhe A. A, 36 vjeç nga Vlora.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel