50-vjeçari përplaset nga një mjet, në gjendje të rëndë
08/04/2017 00:00
Një 50-vjeçar është plagosur në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një mjet në Fier.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40 në vendin e quajtur “Fusha e druve” në Fier, ku mjeti me targë AA 251 IY, drejtuar nga Ndriçim Kuka ka goditur këmbësorin ende pa identifikuar. Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal të Fierit në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel