Vidhte automjete, arrestohet autori
07/04/2017 00:00
Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të të paktën tetë vjedhje automjetesh të dokumentuara.
Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “Çelësi” është arrestuar N.D., i cili vidhte kryesisht mjete të markës “Mercedes Benz”, të cilët kanë qënë të parkuar nga pronarët e tyre.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave të implikuar. Ndaj N. D., rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
Top Channel