Mbjellje të reja hashashi në Shkodër, penalizohen 5 policë

07/04/2017 00:00

Pas Kurbinit, edhe në Shkodër, ndaj 5 punonjësve të policisë ka nisur procedimi disiplinor, pasi nuk parandaluan kultivimin e kanabisit.

Alban Çela, drejtor i Policisë Shkodër, tha: “Në ambientet e banesës së shtetasit Paulin Kola, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, në një miniserrë u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 87 kubikë të kultivuara në gota plastike dhe kuti polesteroli”.

Ndaj 5 efektivëve të policisë, përveç masave disiplinore që do të merren nga Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka nisur hetimet edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkohë, inspektori i zonës ku u gjet serra me kanabis, Eduard Mandia është pezulluar edhe nga detyra.

Që me hyrjen në fuqi të planit kombëtar antikanabis, ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, pas atij të Kurbinit, kur ndaj efektivëve merren masa ndëshkuese.

Top Channel