I duhet transplant i mushkërive, 18-vjeçarja kërkon ndihmë

07/04/2017 00:00

Xhoana ka lindur me një sëmundje të rëndë dhe kurimi i saj nuk është i mundur në Shqipëri.

“Vuaj nga fibroza cistike. Është një problem mushkërish që krijon vështirësi në frymëmarrje. Shpesh, mushkëria krijon infeksion. Duhet një trajtim i shpeshtë. Vitet e fundit më kanë thënë mjekët që kam nevojë për transplant mushkërie. Është e vështirë për tu përballuar. Bëhet vetëm në Itali e Turqi”, thotë Xhoana.

Trajtimit spitalor i saponisur për vajzën nga Qukësi kërkon para’, pasi gjendja e saj është rënduar. Shokë e shoqe që janë mbledhur për ta ndihmuar kanë grumbulluar 500 mijë lekë, por kjo nuk mjafton.

“Pavarësisht mbështetjes së madhe nga ana jonë, nuk është e mjaftueshme për familjen e Xhoanës. Unë i bëj apel Ministrisë së Shëndetësisë apo biznesmenëve që të kontribuojnë sadopak sepse Xhoana ka të drejtën që të jetojë një jetë normale”, shprehet një nga shoqet.

Edhe shkolla të tjera të Prrenjasit e Librazhdit kanë kontribuar sa kanë mundur për Xhoanën, por 18-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, ndaj prindërit e saj, edhe pse deri tani të rezervuar, kanë marrë vendimin e vështirë për ta bërë publike sëmundjen e së bijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA