Fier, e përplas makina, humb jetën motoçiklisti
07/04/2017 00:00
Një person ka humbur jetën paraditen e së premtes në Fier, si pasojë e një aksidenti të verifikuar në një zonë të banuar.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, një makinë është përplasur me një motoçikletë në lagjen “15 Tetori”.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërkohë që ai i mjetit, tip “Opel” me inicialet Sh.D është shoqëruar nga policia në komisariatin më të afërt.
Top Channel