Durrës, plagoset me thikë 34-vjeçarja
07/04/2017 00:00
Një 34-vjeçare është plagosur me thikë në orët e mbrëmjes së të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të Durrësit.
Sipas policisë po punohet për kapjen e M. S, 33 vjeç si autor i dyshuar i plagosjes së S. V, pasi rreth orës 21.50 për motive të dobëta ka goditur me thikë 34-vjeçaren.
Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndaj M. S rëndon akuza e vrasjes me paramendim mbetur në tentativë. Mësohet se ata kanë qënë të njohur me njëri-tjetrin.
Top Channel