Të drejtat e njeriut, Xhaçka takon Lu

06/04/2017 00:00

Çështjet e të drejtave të njeriut, minoriteteve, barazisë gjinore dhe shërbimeve sociale për shtresat më në nevojë ishin temat që ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka ndau në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Ministrja Xhaçka diskutoi me ambasadorin Lu punën e bërë deri më tani dhe objektivat e fushave që institucioni i drejtuar prej saj mbulon.

Ambasadori Lu, i cili ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson dhe këshilltari i tij politik shprehu mbështetjen e tij që drejtuesja e re e ministrisë, të punojnë me përkushtim, për fuqizimin e grupeve në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA