Sarandë, arrestohet bashkëpunëtori i bullgares që u kap me drogë
06/04/2017 00:00
Është arrestuar në Sarandë bashkëpuntori i bullgares e cila u kap një ditë më parë me drogë në pikën e kalimit kufitare të Qafë-Thanës.
Saimir Nanaj, 53 vjeç, banues në Sarandë, në bashkëpunim me vëllain e tij i kanë dhënë 28-vjeçares bullgare makinën tip Benz, ku edhe u gjetën 5.6 kg hashash të ndara në 21 pako.
Top Channel