Makina del nga rruga dhe rrokulliset, 2 të vdekur në Memaliaj

06/04/2017 00:00

Dy persona kanë humbur jetën këtë të enjte pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në kthesën e Mogilas, 5 km larg hyrjes së qytetit të Memaliajt.

Viktimat janë shtetasit Luan Bilbili dhe Syrja Sina, përkatësisht 55 dhe 63 vjeç. Automjeti tip “Ford” që drejtohej nga Bilbili u rrotullua disa herë para se të përfundonte në një kanal jashtë rruge.

Në të njëjtin mjet udhëtonte edhe një person i tretë, i cili nuk ka pësuar dëmtime. Nga hetimet paraprake policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Top Channel