Edhe Microsoft në gjurmët e Snapchat dhe hedh sytë drejt brezit të ri. Shoqëria e Redmond ka publikuar aplikacionin për foto gazmore, me filtra dhe ngjitësa.

Quhet Sprinkles dhe shfrytëzon inteligjencën artificiale për stile, rregullime madje dhe thënie.

Pas Facebook, që ‘po importon’ nga Snapchat elementë të ndryshëm, që nga fotokamera me filtra dhe maskat tek Storie, edhe Microsoft duket se do të ecë në gjurmët e fantazmës së verdhë.

Për momentin Sprinkles është i disponueshëm vetëm për iPhone në SHBA, dhe për selfie-t e bëra me celular ka një sërë ngjitësaash, maskash, filtrash, por ndrysyhe ndryshe nga Snapchat apo Facebook nuk ka një hapësirë të vetën për t’i shpërndarë.

Pamjet pas modifikimeve mund të shpërndahen nëpërmjet platformave të tjera apo çatit. Një tjetër element që bën diferencën është “machine learning”, një teknologji e inteligjencës artificiale që njeh pamjet, gjen moshën, humorin e personit, sugjeron thënie dhe një pamje yll.

Top Channel