“Diezel”, sekuestrohet naftë kontrabandë në Qafë-Thanë

06/04/2017 00:00

Në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë arrestuar 8 persona nga Pogradeci dhe Korça pas një hetimi disamujor, që zbuloi aktivitetin e tyre të kontrabandës me naftë nga Maqedonia.

Ata kishin modifikuar depozitat e karburantit në automjtetet e tyre. Kjo u mundësonte që në pjesën shtesë të furnizoheshin me më shumë naftë, të cilën më pas e shisnin ilegalisht në Pogradec.

Nga hetimet u zbuluan  depozitat e naftës së futur kontrabandë, në fshatin  Mëmëlisht dhe Grabovicë.

Gjashtë automjetet si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e futur nëpër bidona plastikë u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Diezel”.

Top Channel