Cërrik, ngrihet Këshilli Vendor për sigurinë publike

06/04/2017 00:00

Në Bashkinë e Cërrikut u mbajt sot mbledhja e parë e Këshillit Vendor për sigurinë publike. Ky është këshilli i tretë në vend, i krijuar me nismën dhe mbështetjen e OSBE-së, pas atyre të Elbasanit dhe Librazhdit.

Synimi kryesor i kësaj strukture është të vërë në lëvizje të gjithë aktorët vendorë për të trajtuar së bashku çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Po ashtu, ky grupim këshillimor, që kryesohet nga kryetari i bashkisë, do të shërbejë për të identifikuar sfidat e komunitetit sa i takon sigurisë personale.

“Problemet që ju prekin nuk mund të zgjidhen vetëm nga kryetari i bashkisë apo nga policia. Këto këshilla themelohen nga qytetarët, me qytetarët dhe për qytetarët”, tha numri dy i prezencës së OSBE-së, Robert Wilton në takimin e mbajtur.

Prezenca po vijon punën për të krijuar Këshilla Vendorë për sigurinë publike edhe në shumë bashki të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA