Autostrada Tiranë-Elbasan, një investim i rëndësishëm që lehtësoi qarkullimin për disa qytete, për fshatrat e Bradasheshit ka sjellë izolimin.

Edhe pse rruga u kalon pranë shtëpive të tyre, banorët nuk kanë asnjë lidhje fizike me të. Jo vetëm qarkullimi në këta fshatra është vështirësuar, por rruga është bërë burim aksidenti pasi banorët detyrohen të kalojnë sipër trafikndarësit.

Edhe pse në projekt ishte parashikuar ndërtimi i rrugëve dytësore dhe atyre lidhëse, askush nuk kujtohet më për këtë.

Banorët kërkojnë hapjen e përkohshme të autostradës dhe funksionimin e transportit urban deri në ndërtimin e infrastrukturës lidhëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB