Tiranë, krijohet Agjencia për Administrimin e Tregjeve

05/04/2017 00:00

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për krijimin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve të kryeqytetit.

Institucioni në fjalë do të jetë në varësi të bashkisë, me qëllim për të ofruar një model të ri me standarde dhe të gjitha shërbimet higjieno-sanitare për tregjet.

Me propozim të kryebashkiakut Veilaj u miratua ngritja e një thertoreje publike në kryeqytet, ndërsa një tejtër vendim ishte trajtimi me “bonus strehimi” të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

Këshilli miratoi edhe vendimin për t’i hapur rrugë shlyerjes së borxheve të klubit të futbollit Tirana, proces që do të bëhet përpara kohe.

Në mbledhje u miratua edhe fondi për pagesën e bonusit për të porsalindurit dhe rritja e pagave për punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe drejtorive në varësi të saj, si dhe për punonjësit e njësive administrative të kryeqytetit.

Nga ky vendim përfitojnë të gjithë ata me paga të niveleve të ulëta dhe të mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA