
Ambasadori i OSBE-së nuk i ka kursyer lëvdatat për Lushnjen. Jo vetëm për zhvillimin e qytetit, të cilin e vizitoi pas 8 vjetësh këtë të mërkurë, por dhe si bashkia ku Plani Kombëtar i Veprimit kundër Korrupsionit ka përparuar më shumë.
“Nëse ka nevojë për ndihmë në zbatimin e këtij plani, ne jemi të gatshëm ta ofrojmë si OSBE dhe me ekspertë të tjerë që mund t’iu kontaktojmë në plan afatmesëm. Nëse duhet të kalojë në Këshill, jam i gatshëm të flas dhe me ata. Është rasti i parë që kemi përparuar kaq shumë, ndaj duhet t’i japim peshën e nevojshme”, tha Borchardt
Ky plan veprimi për periudhën 2014-2017 u hartua me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Plani kishte për synim harmonizimin e përpjekjeve për një qeverisje transparente dhe të drejtë, në mënyrë që paratë e qytetarëve të mos devijohen nga investimi në shërbime.
Top Channel