Ngacmimi moral në punë

05/04/2017 00:00

Avokati i Popullit prezantoi një studim mbi ngacmimet seksuale dhe ato morale në administratën publike.

Për ngacmimet seksuale administrata ishte e informuar mirë, si për format që shfaqej, ashtu edhe për trajtimin apo denoncimin si dhe parashikimin në Kodin Penal. Krejt e kundërta mund të thuhet për ngacmimin moral në ambientet e punës. Për këtë lloj ngacmimi, që ka të bëjë kryesisht me injorimin apo mosmarrjen parasysh të ideve nga shefi, apo uljen në detyrë dhe në pagë pa shkak, si dhe lënia e detyrave për tu realizuar në kohë të shkurtër, të shoqëruara me kërcënime për vendin e punës, administrata ishte pak e informuar.

Madje, sipas Avokatit të Popullit, ngacmimi moral ka edhe pasoja të rënda në shëndetin mendor dhe fizik të punonjësit.

“Ky fenomen shoqërohet me gjendje të rënduar psikologjike të punonjësit, shoqërohet me shfaqjen e refluksit akut të menjëhershëm, madje ka patur raste që kanë sjellë edhe vdekjen e personit”, tha Igli Totozani.

Sipas studimit, më shume se gjysma e administratës mendojnë se nuk janë ngacmuar moralisht apo seksualisht, ndërsa pjesa tjetër janë të ndarë midis faktit që janë ngacmuar, janë ngacmuar pak ose që nuk janë në dijeni të këtyre fenomeneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA