Heroinë në burgun e Drenovës, pezullohet drejtori dhe disa efektivë
05/04/2017 00:00
Një sasi e vogël heroine është kapur këtë të mërkurë teksa po tentohej të futej në burgun e Drenovës.
Sipas informacioneve paraprake, gardianët kanë sekuestruar 12 gramë heroinë, e cila është gjetur në tualetin e dhomës së takimeve me familjarët.
Dyshohet se heroinën e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja është marrë nga policia për të parë shenjat e gishtave.
Pas zbulimit të këtij rasti është pezulluar shefi i policisë së burgut të Drenovës, Adriatik Parizi dhe disa efektivë në varësi të tij.
Ndërkohë, policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.
Top Channel