Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore ish-kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemin, për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga arka e BSH, vjedhje kjo e zbuluar në korrik të vitit 2013.
Gjykata caktoi si masë dënimi 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit pezullohet duke u konvertuar në 2 vite shërbim prove. Si dënim plotësues, gjykata caktoi edhe ndalimin e Golemit për t’u zgjedhur për dy vite në funksione publike.
Elivar Golemi u shpall fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës në rolin e kryeinspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim vjen pas një gjykimi që ka zgjatur për më shumë se dy vite, duke e bërë Elivar Golemin zyrtaren e fundit të Bankës së Shqipërisë, që shpallet fajtore për supervjedhjen e 713 milionë.
Megjithë pretendimet e Golemit dhe avokatëve të saj për pafajësi, duke iu referuar edhe vendimit që i dha pafajësinë ish-Guvernatorit të Bankës, Ardian Fullanit, gjykata çmoi se e pandehura me mosveprimet e saj si kryeinspektore e bankës, ka krijuar lehtësirat për vjedhjen e kryer.
Gjithsesi, argumentimi ligjor pritet të mësohet kur gjykata teëzbardhë vendimin e dhënë.
Nga 17 personat e gjykuar për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, vetëm ish-Guvernatori Ardian Fullani ka marrë pafajësi dhe dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra.
Top Channel