Punësimi i të rinjve, mbi 300 aplikime për financimin e ideve të reja

03/04/2017 00:00

Mbi 300 të rinj dhe të reja kanë aplikuar në programin e vetëpunësimit dhe financimit të ideve të reja për biznes, mbështetur nga PNUD.

Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka e vlerësoi këtë nismë jo vetëm për punësimin e të rinjve, që duke konkurruar me ide mbështeten financiarisht, por edhe për ndikimin në ekonominë e vendit.

“Stadi i zhvillimit në të cilin jemi nxjerr në pah edhe nevojën për nxitjen e sipërmarrjes me anë të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të institucioneve publike për idetë e reja, ato inovatore që sjellin jo vetëm vetëpunësim, por që kanë gjithashtu edhe një potencial të lartë për punësim dhe vlerë të shtuar në ekonominë e vendit”, tha ministrja Olta Xhaçka.

Të rinjtë nga e gjithë Shqipëria kanë prezantuar idetë e tyre të të bërit biznes, kryesisht me produkte bio. Në këtë nismë janë trajnuar 100 të rinj sesi të përfitojnë nga programi i vetëpunësimit dhe financimi i ideve të tyre të biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA