Industria nxjerrëse në Shqipëri, objektivi i 2017: Rritje e prodhimit

03/04/2017 00:00

Objektivi i qeverisë për 2017 për industrinë nxjerrëse në Shqipëri është nxitja e një sistemi për rritjen e prodhimit.

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka organizuar një tryezë me kompanitë që operojnë në këtë sektorë për të evidentuar problematikat që hasen, dhe kërkesat e tyre.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Sajmir Laçej, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave. “Ministria e Financave përgjatë vitit 2016, pati vëmendje të vecantë për lehtësimin e proçedurave e taksimet për produktet minerare të ardhura nga ju dhe Ministria e Energjitikës. Objektiva për vitin 2017 është nxitja e një sistemi për rritjen e prodhimit”, tha Laçej.

Diskutimi i përfaqësuesve të kompanive u përqendrua dhe mbi marrëdhënien që qeveria duhet të ketë me kompanitë. Përfaqësuesit e kompanive shprehën nevojën për vendosjen e një marrëdhënie partneriteti me institucionet si elementi kyç për ecuri.
Qëllimi përfundimtar i kësaj tryeze ishte hartimi i një deklarate, nëpërmjet nismës EITI Albania, që do t’i drejtohet qeverisë për kërkesat që kompanitë në industrinë nxjerrëse kanë për zhvillimin e këtij sektori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA