Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti Plot 20 milionë britanikë rrezikojnë shëndetin, vetëm për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. “British Heart Foundation” paralajmëron se moslëvizja shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç ndodhi me Harriet Mulvaney, e cila pati një atak kardiak në moshën 44-vjeçare.
“Kur rri dhe e mendoj tani, nuk kam qenë aspak aktive. Unë mendoja se isha e tillë, por në fakt kam qenë thjesht e zënë dhe këtë e merrja për aktivitet”, tha Harriet Mulvaney.
Femrat janë 36% më të prirura se meshkujt që klasifikohen si fizikisht joaktivë. E përkthyer në shifra, kjo do të thotë 11.8 milionë gra, krahasuar me 8.3 milionë burra.
Raporti përcakton si “joaktiv” një person i cili nuk kryen aktivitet fizik të një intensiteti të moderuar prej 150 minutash në javë dhe aktivitete force për të paktën dy ditë në javë.
Si konsulente e burimeve njerëzore, Harriet e kishte ditën shumë të zënë. Asaj i duhej një orë për të shkuar në punë me makinë, e pastaj qëndronte ulur në kompjuter për 8 deri në 10 orë në ditë.
Më vonë ishte jeta familjare që e bllokonte dhe nuk merrej dot me ushtrime trupore. Përpara se të goditej nga ataku kardiak, ajo nuk pati asnjë simptomë apo shenjë paralajmëruese.
Analiza e “British Heart Foundation” tregon se një burrë në Angli shpenzon mesatarisht një të pestën e jetës i ulur, e barazvlefshme kjo me 78 ditë në vit, ndërsa për gratë atje është rreth 74 ditë në vit.
Top Channel