Dibër, sekuestrohen mbi 2 ton kanabis

03/04/2017 00:00

Policia ka sekuestruar të dielën 2 ton e 53 kg kanabis në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rrethë Baz të Matit.

Në kuadër të operacionit “Kontenieri” është arrestuar 33-vjeçari Andreja Gjinaj si dhe është shpallur në kërkim pronari i tokës që ia kishte lëshuar me qira shtetasit të arrestuar.

Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë, ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të papërpunuar. Gjithashtu, po gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në brendësi të kontenierit edhe një kallashinkov.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme.

Top Channel