Ç’po bëje kur vdiq Enveri?

02/04/2017 00:00

4 histori të brezave të ndryshëm të cilët përshkruajnë se ç’ishin duke bërë më 11 prill të vitit 1985, në ditën kur Enver Hoxha ndërroi jetë.

Ilir Kaso e nis historinë nga vetja në ekspozitën e tij duke pyetur “Cfarë ishe duke bërë kur diktatori vdiq?”, me synimin për të mësuar se si ngjarjet e vogla të jetëve të këtyre njerëzve u ndërprenë nga kjo ngjarje e madhe.

“Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse duhet të kem qenë afërsisht 3 vjeç. Mbaj mend atë vajtimin e madh të shoqërisë sonë dhe gjithë procesin tim e nis pikërisht nga kjo. Këto histori të vogla i marr edhe i kthej në grafikë, ku i shtyp mbi një sipërfaqe që e ndërtoj vetë dhe materialet i marr përgjithësisht nga shtypi i propagandës si: gazeta, postera elektorale”, tha Ilir Kaso

E tashmja kuptohet më mirë përmes leximit të së shkuarës.

“Gjatë intervistave më ka rezultuar që shumë prej të intervistuarve nuk e kanë pranuar që kanë qarë, ka të tjerë që sot thonë me plot gojën që kanë festuar, prandaj përpiqem të mbledh informacion për të kuptuar edhe më tepër se çfarë ka ndodhur.”

Kete projekt artisti mendon ta shtrije me tej.
“Është një projekt që mendoj ta zgjas në kohë, me shpresën që ta çoj edhe në vende të tjera ku ka pasur diktaturë për ta parë historinë e dikaturës në marrëdhënie me historinë e vendeve të tjera dhe mënyren se si ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA