Tiranë, bashkia shpërndan 2 mijë rrënjë ulliri

01/04/2017 00:00

Bashkia e Tiranës shpërndau rreth 2 mijë rrënjë ullinj për familjet që jetojnë pranë liqenit të Farkës, që bashkë me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të liqenit.

Në aksionin për mbjelljen e fidanëve të rinj ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve. Do mbjellim më shumë pemë apo do mbjellim më shumë sherre dhe përçarje? Mendoj se kemi humbur shumë kohë në këto 25 vjet duke u përçarë, duke mbjellë urrejtje, duke mbjellë sherr dhe tymnajë. Ka ardhur koha të mbjellim më shumë pemë”, tha Veliaj.

Veliaj tha gjithashtu se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e Pyllit Orbital edhe buzë autostradave dhe unazave të Tiranës, duke i dhënë kryeqytetit një kurorë të gjelbër prej 2 milionë pemësh.

Po ashtu do të vijojë puna edhe për përmirësimin e transportit publik, si dhe për ndërtimin e dy unazave të reja për t’i dhënë më shumë qarkullim transportit në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA