Investimet në zonat rurale në Vlorë

01/04/2017 00:00

Bashkia Vlorë ka nisur një sërë investimesh në fshatrat që iu bashkuan asaj pas ndarjes administrativo- territoriale. Këto investime parashikojnë ndërhyrje në infrastrukturë, ujësjellës e kanale kulluese.

Kreu i bashkisë, Dritan Leli inspektoi nga afër ndërtimin e rrugës së fshatit Risili në njësinë administrative Shushicë.

“Më në fund, pas shumë viteve, banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë të standardizuar. Rruga është e plotësuar me të gjithë elementet e infrastrukturës, si ndriçimin, trotuaret e gjelbërimin. Projekti në fjalë përfshin rikonstruksionin e rrugës që merr nisje nga varrezat e Babicës dhe që kalon përmes fshatit Risili”, tha kryebashkiaku, Dritan Leli.
 
Punimet do të zgjasin për tre muaj dhe sipas kryetarit të Bashkisë së Vlorës, rruga do t’u vijë në ndihmë të gjithë banorëve që merren me bujqësi, të cilët do e kenë më të lehtë për të shitur produktet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB